RITMI

Nutricionistja partnere e RITMI

Dr. Dhurata Nasufi Halabaku

Plan ushqimor personal, test intolerance dhe analizë e trupit në ordinancë. Për ditët mes vizitave: RITMI, aplikacioni shqip për ushqimin, mendjen dhe lëvizjen.

Specialiste e mjekësisë familjare dhe nutricioniste · mbi 25 vjet përvojë

Rruga Muharrem Fejza, Mati 1, 10000 Prishtinë, Kosovë · Shih në hartë

RITMI nuk i dërgon asnjë të dhënë tënden nutricionistes. E kontakton vetë, kur të duash.

Këshilla dhe matje trupore

Për këshilla dhe konsulta, na kontaktoni në çdo kohë.

Matjet trupore janë falas, me pajisjen përkatëse, në zyrën e nutricionistes.

Dietë e personalizuar

Plan ushqimor i bërë posaçërisht për ty nga nutricionistja, sipas shëndetit, analizave dhe shijeve të tua.

Testi i intolerancës ushqimore

Kontroll profesional për intoleranca (p.sh. laktozë). Kur nutricionistja ta konfirmon një intolerancë, shtoje te profili yt dhe menuja e respekton.

Analiza e trupit në ordinancë

Matje me aparat: pesha, yndyra, muskujt, yndyra viscerale dhe uji në trup. Rezultatet i shkruan këtu dhe RITMI i përditëson objektivat.

Mes vizitave, RITMI të ndihmon çdo ditë

Menu e përgatitur sipas profilit tënd, regjistrim i thjeshtë i ushqimit, këshilla me evidencë për gjumin dhe stresin. Në shqip.

Provo RITMI falas